Nuk zbatohet ndalesa e ngasjes së biçikletave në shesh

Autori:Avdyl Pajaziti

Në gjysmën e muajit korrik Komuna e Prishtinës kishte ndaluar qarkullimin e biçikletave në sheshet e kryeqytetit.

Më 15 korrik, Drejtoria e Shërbimeve Publike kishte vendosur në dy hyrjet kryesore të sheshit shenja të komunikacionit, të cilat ndalonin ngasjen e biçikletave.

Por, veprimi i Komunës nuk po përfillet nga ngasës të biçikletave, teksa një pjesë e qytetarëve po ndihen të rrezikuar nga ky veprim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Blend Korça, qytetar i Prishtinës, ka thënë se del çdo mbrëmje me fëmijët në shesh. Mirëpo, sipas tij, lëvizja e biçikletave po shkakton pasiguri.

“Kam qëlluar dëshmitar në plot raste kur njerëzit janë goditur nga biçikletat. Unë me fëmijët dal çdo mbrëmje për të ecur në shesh, mirëpo po ndihemi të pasigurt. U gëzuam kur mësuam se është ndaluar qarkullimi i biçikletave, mirëpo asnjëherë nuk po e shohim sheshin vetëm me këmbësorë. As nuk po rastisi madje në polic apo inspektor”, është shprehur Korça.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-zbatohet-ndalesa-e-ngasjes-se-bicikletave-ne-shesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala