Nuk po humbisni dot peshë? Mbase nuk i dini këto 5 “rregulla të arta”

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke ndjekur këto pesë këshilla të ushqimit në mënyrë të vazhdueshme dhe mbajtjen e një programi të fortë trajnimi, do të digjni yndyrë dhe do të humbisni peshë shumë shpejt dhe sigurisht në mënyrë të shëndetshme.

Ulni gradualisht sasinë e kalorive: për të humbur yndyrë, duhet të ulni gradualisht sasinë e kalorive që merrni duke ngrënë më pak dhe duke eleminuar ushqimet kalorike.

Ju nevojiten proteina: për të forcuar indet e muskujve, duhet të rrisni gradualisht sasinë e proteinave që konsumoni. Hani mish pule, peshk. Këto ushqime ju ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin dhe mbajnë të ngopur përgjatë gjithë ditës.

Zgjidhnii me kujdes karbohidratet që do konsumoni: për të humbur sa më shpejt yndyrën ju keni nevojë të ulni gradualisht konsuminin e karbohidrateve. Me fjalë të tjera, hani më pak sheqer dhe ushqime të përpunuara. Shumë prej këtyre ushqimeve mund të rrisin hormonet dhe të çojnë në shtimin e yndyrës.

Rrisni sasinë e zarzavateve që konsumoni: për t’u siguruar se do jeni të shëndetshëm gjatë gjithë procesit, duhet të rrisni gradualisht sasinë e zarzavateve që hani, në mënyrë që të merrni më shumë fibra, vitamina dhe minerale.

Për të përmirësuar metabolizmin tuaj, gradualisht zëvendësoni yndyrnat të këqija me yndyrna të shëndetshme. Përdorni vaj ulliri, avokado, arra, fara dhe vajrat e peshkut në dietën tuaj. Këto ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit si dhe në humbjen e peshës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-po-humbisni-dot-peshe-mbase-nuk-i-dini-keto-5-rregulla-te-arta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala