Nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Prishtinë nuk do të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës politike në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se pozita dhe opozita nuk po arrijnë pajtim për vazhdimin e seancave.

Legjislativi ka më shumë se një muaj që është bllokuar nga deputetët e opozitës, madje këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës në dy seancat e fundit, duke e pamundësuar mbajtjen e seancave plenare pa tërheqjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Edhe presidentja Atifete Jahjaga gjatë dy ditëve të fundit ka takuar drejtuesit e partive parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar punën e Kuvendit, mirëpo asnjëra nga palët nuk po lëshon pe në kërkesat e tyre.

Opozita po kërkon tërheqjen e marrëveshjeve, gjë të cilën nuk po e pranojnë partnerët e koalicionit qeverisës. Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme tjera dhe ky fakt, sipas saj, do të duhej të ishte argument i mjaftueshëm që përfaqësuesit e popullit ta tejkalojnë këtë situatë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-nderhyjne-nderkombetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala