Nuk ka të arrestuar për plagosjen e policit

Mbrëmë rreth orës 20:35 në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor i cili si pasojë është plagosur në këmbë.
Policia përmes raportit ka njoftuar se polici i plagosur ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
“Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur, dyshohet me një veturë të tipit Audi me targa vendore. Njësitë përkatëse policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërsa viktima është duke u trajtuar në QKUK. Në vend ngjarje ka dalë edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia./Indeksonline/