Nuk ka shkarkim të Rektorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka përfunduar takimi i përbashkët maratonik, prej më shumë se 9 orësh, në mes të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Senatit dhe menaxhmentit të universitetit më të madh publik në vend.

Këshilli Drejtues, i cili kishte thirrur këtë takim të përbashkët ka dëgjuar gjatë gjithë ditës sfidat me të cilat ballafaqohet tash UP-ja. Aty është folur edhe për kërkesën e 28 senatorëve të UP-së, për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Me të përfunduar mbledhja ka dal kryetarja e KD-së, Shefkije Islamaj.

“Siç e dini sot kemi pas një takim të gjatë. Mendoj se është mirë që kemi pasur rastin të dëgjojmë palët në kërkesat e tyre. Kemi dëgjuar edhe argumentet e senatorëve që kërkojnë shkarkimin e rektorit. Por natyrisht nuk ka vendim. Këshilli Drejtues ka krijuar një përshtypje, por kjo nuk ka qenë mbledhje në të cilën merren vendime. Nuk mund të paragjykoj sot vendimin, na lejoni të gjykojmë mbi ato që kemi dëgjuar”, ka thënë Islamaj para gazetarëve, raporton Koha.net.

Ajo ka thënë se në mbledhjen e kërkuar nga Këshilli që ajo e drejton është diskutuar edhe për shumë sfida e probleme të tjera me të cilat ballafaqohet sot UP-ja.

“Ky takim u zhvillua në frymë shumë konstruktive. U shtruan shumë shqetësime e probleme. Aty u shtruan shumë çështje që lidhen me funksionimin, lidhur me avancimet, me infrastrukturën e më shumë çështje të cilat lidhen me Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Islamaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-ka-shkarkim-te-rektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala