Nuk ka rroga prej 2500 frangash për të papunët

Autori:Zekirja Shabani

Ka përjetuar humbje të thellë në votimin parlamentar iniciativa “Për të ardhurat pa kushtëzim” e iniciuar nga nje grup deputetësh të të majtës. Vetëm 14 parlamentarë kanë votuar në favor të iniciativës ndërkohë që 146 kanë qenë kundër.

Iniciativa kërkonte që të gjithë njerëzit e moshës madhore në Zvicër të marrin paga bazë prej 2500 frangash për person, pavarësisht se nuk punojnë. Një pagë e nivelit të tillë, sipas iniciuesve do të mundësonte një jetë me dinjitet për të gjithë njerëzit.

Por kundërshtarët e shumtë të kesaj iniciative, në mesin e të cilëve edhe shumica e deputetëve të të majtës, e kanë quajtur iluzore dhe jo reale që njerëzit të paguhen në një mënyrë të tillë. Kjo, sipas tyre do të krijonte një joshje të rrejshme te njerëzit dhe do të shkatërronte totalisht sistemin e sotëm të sigurimeve sociale.

Edhe mënyra e financimit të të ardhurave të tilla nuk është plotësisht e qartë në arsyetimin e bartësve të iniciativës./albinfo/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-ka-rroga-prej-2500-frangash-per-te-papunet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala