Nuk ka drejtësi për viktimat e krimeve të rënda

Drejtësia që vonohet është titulli i raportit për vitin 2014 që lidhet mbi gjykimet e krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë, ku thuhet se nga përfundimi i luftës deri tash janë ngritur 39 aktakuza për krime, ku përfshihen 9 shqiptar, 37 serb dhe 2 të kombësive tjera.
Ky raport është hartuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, dhe i njëjti u prezantua sot në Prishtinë në një tryezë të rrumbullakët.
Koordinatorja e këtij projekti, Anka Kurteshi – Hajdari tha se deri tek titulli kanë ardhur pasi në Kosovë thuajse nuk ka fare drejtësi për viktimat e krimeve të rënda, dhe për të nxjerr një konstatim të tillë, ajo tha se nuk duhet qenë ekspert i madh, por kjo rrjedh vetvetiu nga monitorimi i tyre që i kanë bërë nëpër proceset gjyqësore për veprat më të rënda.
Sipas të dhënave të bëra, ajo nënvizoi se nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000, në Kosovë janë vrarë dhe zhdukur 13 mijë e 535 persona.
Në anën tjetër, ajo tha se në bazë të evidencës së tyre që nga 29 nëntori i vitit 1999, kur ishte ngritur aktakuza e parë për krime lufte kundër popullsisë civile e deri kah fundi i vitit 2014 në Kosovë janë 39 aktakuza për këto krime, dhe të cilat janë ngritur ndaj 98 personave nga ta 9 persona janë shqiptar, 37 serb dhe 2 të kombësive tjera.