Nuk ka azil për fëmijën kosovar të sëmurë nga zemra

Autori:Avdyl Pajaziti

Dymbëdhjetë vjeçari Fatlind Luboja ka një sëmundje në zemër. Së bashku më prindërit dhe motrën e tij ai është ardh në Gjermani. Por tani, ata nuk mund të qëndrojnë dhe ndoshta edhe mund të dëbohen sërish për në Kosovë.

Fatlindi, së bashku me familjen e tij, ka braktisur Kosovën dhe ka ardhur në Gjermani. Ata janë lajmëruar si azilantë. Arsyeja e kësaj është sëmundja e tij.

Fatlindi vuan nga një sëmundje në zemër që prej se është lindur. Para njëmbëdhjetë vjetëve ai ishte operuar nga specialistët në Amerikë.

Por kërkesa e familjes Luboja është refuzuar, kjo për shkak se Kosova tani konsiderohet si një vend i sigurt i origjinës. Gjithashtu edhe kërkesa urgjente në Gjykatën Adiminstrative ishte e pasuksesshme.

Kujdesi i duhur mjekësor nuk do të jetë i mundur në Kosovë

Avokati Reinhold Waber, i cili përfaqëson familjen, ka paraqitur një peticion në parlamentin bavarez si dhe dy peticione online. “Se a do të bëhet e mundur shtyrja e qëndrimit, është e diskutueshme”, thotë ai. “Nëse jo, atëherë familja deri në mesin e dhjetorit duhet të largohet”, raporton augsburger-allgemeine.de.

Weber është i mendimit që dymbëdhjetëvjeçari në Kosovë nuk mund të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. “Fëmija duhet të monitorohet dhe të kontrollohet rregullisht”, thotë avokati. Sipas avokatit, në Prishtinë ka klinikë për fëmijë, por si rasti i Fatlindit dhe rastet akute janë ende shumë larg. Përveç kësaj, fëmija në tri – pesë vjetët e ardhshëm duhet t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër, i cili në fakt nuk është i mundur të bëhet në Kosovë, njofton albinfo.ch.

Një rrezik për Fatlindin e sheh edhe i deleguari i qarkut të Donauwörther, mjeku Dr. Peter Thrul. Ai të mërkurën kishte mësuar në lidhje me rastin. Thrul pranon se në fillim kishte pasur dyshime në lidhje me rastin. Ai mendon se azilkërkuesit do të provojnë të vijnë me dëshmi të tilla. Për këtë ai kërkoi që të marrë rezultate. “Jam i shokuar”, thotë mjeku. Ai ka vendosur që këtij rasti t’i shkojë deri në fund, duke kërkuar për shqyrtim të mëtutjeshëm. “Do të na vinte keq sikur djali të rrezikohet pas operimit në Amerikë”, thotë Thrul.

Në anën tjetër, Achim Frank nga enti i qarkut të Donauwörth e di për këtë, se askush nuk mund të dëbohet, i cili nuk është i aftë për të udhëtuar. “Për këtë vendosin disa mjekë”, thotë Frank. Në qofte se raporti tregon se megjithatë largimi është i mundur, do të ishte shumë mirë që ata të largohen vullnetarisht. “Një dëbim i detyruar mund t’ua ndalojë për shumë vjet hyrjen në Gjermani”, thotë Frank, përcjell albinfo.ch.

Sipas Frank, nëse një trajtim mjekësor është i nevojshëm jashtë shtetit, mund të aplikojë për një vizë të posaçme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-ka-azil-per-femijen-kosovar-te-semure-nga-zemra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala