Nuk ja falin borxhin Greqisë

Autori:Zekirja Shabani

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)Christine Legarde e thotë prerë: pavarësisht fitores së Syriza-s në zgjedhjet e së dielës së shkuar, është jashtë çdo lloj diskutimi që ajo të pranojë një anulim të borxhit grek, transmeton “Le Monde”.

Kjo sipas saj, është një çështje e drejtësisë në mesin e vendeve evropiane.

“Megjithatë, në tavolinë qarkullojnë hipoteza të ndryshme”, thotë ish-ministrja e Ekonomisë në kohën e Nikolas Sarkozisë, pa dashur të japë më shumë hollësi, por duke i bërë jehonë deklaratave të disa liderëve evropianë, që folën në këtë linjë në Davos.

Sipas një burimi të mirinformuar për çështjen greke, negociatat mund të përqendrohen në volumin, normën e interesit apo kohëzgjatjen e shlyerjes së borxheve. Kristin Lagard paralajmëron ndërkohë eurozonën: programi për blerjen e letrave me vlerë, i shpallur në 22 janar nga Banka Qendrore Evropiane, të cilën ajo vetë e sheh të “nevojshëm”, nuk është gjithsesi i mjaftueshëm, për të nxitur rritjen ekonomike në kontinentin e vjetër, nëse nuk kryhen paralelisht reformat strukturore, veçanërisht ajo e tregut të punës në Francë.

Legarde thotë se do të rinisim dialogun me autoritetet greke, në mënyrë të veçantë mbi agjendën e reformave strukturore. “Ka shumë vonesa që duhen rikuperuar. Sidomos duhet të vihet në jetë reforma në administratën publike, sistemin e mbledhjes së taksave apo edhe shkurtimi i vonesave në sistemin gjyqësor… Këto nuk janë masa shtrënguese, por reforma themelore që ende nuk janë realizuar” ,theksoi ajo.

“FMN-ja është një kreditor i privilegjuar prej 70 vjetësh, dhe unë nuk shoh ndonjë arsye se përse Greqia duhet të ndryshojë gjërat. Për më tepër, ka disa variante që ne do të diskutojmë me autoritetet greke dhe partnerët tanë evropianë. Por nga ana tjetër, ka rregulla të qarta brenda eurozonës që duhen respektuar. Nuk mund të krijohen kritere të veçanta për këtë apo atë vend”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-ja-falin-borxhin-e-greqise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala