Nuk i respektojnë shenjat (Foto)

Qytetarët e Prishtinës nuk po i respektojnë shenjat e vendosura ditë më parë për ndalimin e ngasjes së biçikletave në shesh.
Kjo shihet edhe në këto fotografi të bërë nga Gazeta Fjala.
Ditë më parë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook pati thënë se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur shenja te komunikacionit për ndalimin. Kjo për shkak të shpejtësisë së madhe, aksidenteve ku janë goditur fëmijët, dhe ankesave të shumta të qytetarëve.
”Jemi duke menduar për shiritin e veçantë për biçikleta në shesh por në ndërkohë duhet të veprojmë që mos të ndodhin aksidente”.