Nuk hyn në rend dite Rezoluta për krimet serbe në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk aprovuan kërkesën e opozitës që të futet si pikë e parë e rendit të ditës mocioni përmbajtjesor për krimet e Serbisë në Kosovë.

Nga 115 deputetët e pranishëm në votim morën pjesë 102 deputetë, ndërsa 55 ishin kundër, për 44 dhe 5 abstenuan.

Ndryshe, gjatë paradites sot në Kuvend u dorëzua mocioni lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë i nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Ky mocion është prezantuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit por që nuk pati hyrë si pikë e rendit të ditës për seancën e sotme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-hyn-ne-rend-dite-rezoluta-per-krimet-serbe-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala