Nuk e respektuan orarin, mbyllen dy lokale në Malishevë

Autori:Gazeta Fjala

Inspektorët komunal të Malishevës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, mbrëmë pas mesnate,  kanë zhvilluar një aksion të kontrollit në lokalet hoteliere, përkatësisht restoranteve, për respektim të orarit të punës, ku dy prej tyre i kanë mbyllur, për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Sipas shefit të inspektorëve në këtë komunë.Bardhyl Byçaj, aksioni ka pasur për qëllim, respektimin e orarit të punës, ashtu sikur është e rregulluar për të gjitha lokalet hoteliere.

Ai ka theksuar se dy prej restoranteve, kanë qenë të hapura pas orës 24:00, dhe përveç mbylljes së tyre, lëndët në këto dy raste do të përcillen në gjykatë, pasi ato lokale, kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë respektuar orarin e punës.

Gjatë këtij inspektimi, përveç mosrespektimit të orarit të punës, janë gjetur edhe disa parregullsi të tjera, siç janë: persona të angazhuar në punë pa dokumente, pa leje pune dhe pa libreza sanitare, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-e-respektuan-orarin-mbyllen-dy-lokale-ne-malisheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala