Nuk dorëzohen ushtarët e UÇK-së, vazhdojnë luftimet në Kumanovë

Autori:Zekirja Shabani

Lajmi se ushtarë të Ushtisë Çlirimtare Kombëtare i janë dorëzuar policisë maqedonase përgënjeshtrohet nga ushtarë të cilët kanë qenë pjesë e luftimeve gjatë ditës në Kumanovë. Kështu i kanë thënë këta ushtarë Gazetës Fjala, që janë duke vazhduar luftimet, e sipas të cilëve janë dorëzuar civilë që kanë kapur armët.

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë kthyer të shtënat para pak çastesh dhe mësohet se luftimet tani janë me intensitetin më të madh gjatë ditës së sotme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-dorezohen-ushtaret-e-uck-se-vazhdojne-luftimet-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala