VV:Nuk do ndalemi deri në deputetin dhe aktivistin e fundit

Autori:Avdyl Pajaziti

Driton Qaushi,nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes , vlerëson së ngjarjet që kanë ndodh të hënën janë të paligjshme duke filluar me mbledhjen e strukturave të partive në pushtet pastaj arrestimet e deputetëve dhe të aktivistëve,  të gjitha këto veprime sipas tij  janë në kundërshtim me çfarëdo rregullore të Kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ai thotë së pavarësisht këtyre arrestimeve, nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe do të vazhdojnë njëlloj deri në deputetin dhe aktivistin e fundit,raporton Gazeta Fjala.

Ndërkaq deputetja e këtij subjekti, Shqipe Pantina tha se kanë bërë shkelje ligjore, kur siç thotë ajo, kanë dashtë të emërojnë anëtarët e Bordeve.

“Ata ishin në gjendjen që brenda 2 orësh të bënin shkeljet me të mëdha ligjore duke i emëruar anëtaret në borde për të miratuar gjoja ligjin ende pa nënshkruar , pa u dekretuar nga Presidentja dhe pa u shpallë në gazetën zyrtare” ka deklaruar Pantina.

Ajo ka theksuar se ekipi që po e këshillon Isa Mustafën për borde jo ligjore, është po i njëjti ekip që e ka këshilluar për marrëveshjet e dëmshëm me Serbinë.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të cilët kërkojnë tërheqjen e marrëveshjeve./GazetaFjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuk-do-ndalemi-deri-ne-deputetin-dhe-aktivistin-e-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala