Nobeli i Letërsisë: Svetlana Alexievitch

Autori:Gazeta Fjala

Gara ishte e fortë, por në fund me “Nobelin e Letërsisë”, Akademia suedeze vendosi të nderonte shkrimtaren dhe gazetaren bjelloruse, Svetlana Alexievitch, me këtë argument: Shkrimet e saj përbëjnë rrëfenjën e një momenti vuajtjeje dhe guximi në kohën tonë.

Bashkë me çmimin, Alexievitch merr edhe 690 mijë paund, që e shoqërojnë atë.

Kjo kritike e njohur e qeverisë së vendit të saj është një shkrimtare politike, veprat më të famshme të së cilës, të përkthyera në anglisht janë “Zëra nga Çernobili”, një histori mbi katastrofën bërthamore; dhe “Djemtë prej zinku”, një koleksion tregimesh e dëshmish nga lufta sovjeto-afgane.

Autorja me baba bjellorus dhe nënë nga Ukraina ka lindur në 1948-n në qytetin ukrainas Ivano-Frankivsk.

Në Bjellorusi, familja e saj do të shpërngulej pasi i ati përfundoi shërbimin e tij ushtarak. Ndër fituesit e mëhershëm të këtij çmimi prestigjoz renditen gjigante të letërsisë, si Ernest Heminguej apo Rudiard Kipling, ndërsa vitin e kaluar, “Nobeli i Letërsisë” iu dha francezit Patrick Modiano./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nobeli-i-letersise-svetlana-alexievitch/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala