NLB Prishtina në zjarr

Autori:Avdyl Pajaziti

Objekti qendror i bankës NLB Prishtina, i cili gjendet në rrugën “Pashko Vasa”, afër Hotel Prishtinës është kapluar nga zjarri.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se të gjithë punëtorët e NLB në këtë objekt janë urdhëruar që të shkojnë në shtëpi.

“Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Punëtorët janë urdhëruar që deri në ora 13 mos të kthehen në punë”, ka thënë burimi. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nlb-prishtina-ne-zjarr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala