Njoftohuni online për fluksin e automjeteve në pikat kufitare

Autori:Avdyl Pajaziti

MPB fillon me njoftimin online të qytetarëve për fluksin e automjeteve në PKK

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar do të plasojë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, do të jenë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun: mpb-ks.org/qkmk.

Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar të punojë në drejtim të ofrimit e lehtësirave për qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njoftohuni-online-per-fluksin-e-automjeteve-ne-pikat-kufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala