Njihuni me veçorinë më të re në Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook po punon për të sjellë një veçori tjetër në profilin e tij, ku përveç një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh. Pritet që së shpejti ky rrjet social të vendosë në çatin e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e WhatsApp.

Veçoria e re do të ndihmojë që t’i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si “Kërkesë mesazhi”. Harrojini pra numrat e telefonit.

“Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij”, shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger.

E në fakt edhe më herët mund t’i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria “Mesazhet e tjera”, i aksesueshëm vetëm në kompjuter, ndërsa tashmë këto mesazhe do të jenë të dukshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njihuni-me-vecorine-me-te-re-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala