Njihuni me USB-në vrasëse (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Është ndërtuat USB-ja që vret kompjuterat. Në pamje të parë duket si gjithë të tjerat, por në të vërtetë ajo është një vrasëse për pajisjet elektronike. Kjo USB është ndërtuar nga disa studiues rusë të njohur si “Dark Purple”.

Përmes një video-demostrimi të shpërndarë në internet, ky grup pretendon se USB-ja në fjalë është në gjendje të dërgojë një shkarkesë elektrike prej 220 voltësh në kompjuterin apo televizorin tuaj smart.

Synimi i shkencëtarëve rusë është të tregojnë sesa të rrezikshme mund të jenë USB-të nëse nuk i kontrolloni më parë…dhe jo vetëm për viruse.

Sipas tyre, kjo shkarkesë është e mjaftueshme për të djegur paketën elektrike të pajisjes tuaj dhe kjo tregohet edhe në videon në fjalë.

“USB-ja nuk dëmton ruajtësin e të dhënave  (hard disk), i cili mbetet i paprekur, por vetëm paketën elektrike të pajisjes, e cila del komplet jashtë përdorimit”, shprehen studiuesit rusë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njihuni-me-usb-ne-vrasese-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala