Njihuni me kompjuterin më të vogël në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Keni dashur ndonjëherë që ta mbani kompjuterin në kuletë? Njihuni me Michigan Micro Mote (M^3)- kompjuteri më i vogël në botë. Duke qenë vetëm 2 mm, kompjuteri është aq i vogël sa mund të fusni 150 prej tyre në një këllëf. Pavarësisht madhësisë, kompjuteri është aq i fuqishëm sa mund të tregojë temperaturën, të masë trysninë, të shkrepë foto dhe të përdoret si radio për të komunikuar.

Kompjuteri është projektuar nga disa studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Miçiganit, të cilët kanë gati një dekadë që merren me të. Micro Mote përmban bërthama diellore që furnizojnë baterinë me ndriçimin e ambientit, duke i dhënë kështu mundësi kompjuterit që të operojë përgjithmonë. Procesori Phoenix ndihmon kompjuterin Micro Mote që të ulë konsumimin e energjisë deri në 500pW.

“Për të qenë i kompletuar, një sistem kompjuteri duhet të ketë një hyrës të dhënash, mundësinë për t’i përpunuar dhe ruajtur këto të dhëna, si dhe mundësinë për të nxjerrë të dhëna. Sensorët janë pajisjet hyrëse dhe radiot janë pajisjet dalëse. Veçoria tjetër kryesore që të jetë i kompletuar një kompjuter është mundësia për të siguruar energjinë e tij,” shpjegoi profesori David Blaauw, i cili është marrë me projektin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njihuni-me-kompjuterin-me-te-vogel-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala