Njëzet firma nga Serbia në Panairin e Bujqësisë në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Prishtinë kanë marrë pjesë 20 kompani anëtare të Odës Ekonomike të Serbisë.

Ky është vazhdim i bashkëpunimit të Odës Ekonomike të Serbisë me Odën Ekonomike të Kosovës që ka filluar në maj kur rreth 70 kompani kryesore në rajon kanë marrë pjesë në takimet afariste në Graçanicë organizuar nga dy odat.

Marko Çadezh, drejtor i Odës Ekonomike të Serbisë, njofton N1, ka thënë se po hetohet “normalizimi Beograd Prishtinë, transmeton Koha.net. Nëse shikoni si ka qenë para dy vjet e gjysmë, vërehet se gjërat kanë ndryshuar mjaft dhe se këtë ndryshim e ndjejnë ekonomistët”, ka thënë Çadezh.

“Është mirë që mbyllja e kufijve nuk ka zgjatur shumë”, ka shtuar ai./Koha,net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njezet-firma-nga-serbia-ne-panairin-e-bujqesise-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala