Njësia Speciale rrethon Kuvendin e Kosovës

Deri sa pritet që të fillojë seanca, një numër i forcave të Njësisë Special të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca ishte planifikuar që të fillojë në orën 20:00, por deri më tani nuk ka nisur punën. Ende nuk dihet kur do të fillojë.
Në ndërkohë, aktivistët e partive të opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë tek Kuvendi i Kosovës./Gazeta Fjala/