Njësia Speciale e gatshme për të ndërhyrë

Autori:Gazeta Fjala

Njësia Speciale e Kosovës sot është duke qëndruar në gjendje gatishmërie për shkak të ndonjë proteste të mundshme.

Gatishmëria e Njësisë Speciale vjen për shkak të seancës së sotme dhe paralajmërimit të përfaqësuesve të opozitës për veprime të reja për pengimin e mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kuvendit.

Ndryshe, pas gazit lotsjellës, që hodhi opozita javën e kaluar brenda sallës së Kuvendit, Kryesia ka marrë vendim që t’i shtrëngojë masat e sigurisë me kontroll të rreptë të deputetëve me qëllim të mos lejimit të futjes së armëve dhe mjeteve të rrezikshme brenda ndërtesës së Kuvendit.

Kontrollit deri tani i janë nënshtruar deputet, Presidentja Atifete Jahjaga, si dhe vete kryeparlamentari Kadri Veseli./ Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njesia-speciale-e-gatshme-per-te-nderhyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala