Njeriu që iu mbijetoi dy sulmeve, 11 shtatorit në Amerikë dhe sulmit në Paris

Një amerikan i cili jetonte në Paris, ka përjetuar mrekullinë se si është të iu shpëtojë dy sulmeve terroriste.
14 vite më parë burri i emëruar ‘’Mateu’’ po qëndronte në këmbët e tij në Qendrën Botërore Tregtare në New York, duke u përpjekur për të i shpëtuar sulmeve teksa avioni u përplas në Kullat Binjake, ndërsa ai gjithashtu ishte në mesin e turmës në sallën Koncertale Bataclan, sallë kjo e cila ishte një nga objektivat e sulmeve terroriste që lanë të vdekur mbi 80 persona, transmeton Klan Kosova.
Sipas Telegraph, 36 vjecari u qëllua në këmbë në natën e së premtes së 13 nëntorit teksa persona të armatosur bënë masakër në sallën Bataclan.
Matthew tha se ai menjëherë njohu zërin e të shtënave dhe kishte vrapuar për dalje duke iu atribuuar të menduarit e tij të shpejtë të ‘’kulturës amerikane’’.
Ai u godit nga një plumb teksa po përpiqej për tu arratisur duke u zvarritur në dysheme, sa herë që sulmuesit hutoheshin teksa mbushnin kallashnikovët e tyre.
Megjithatë krahasa kësaj ai tha që edhe pse kam përjetuar tmerrin në gjysmën e Manhattan më 11 shtator, ajo cfarë përjetova dhe pash në Bataclan ishte 1mijë herë më e tmerrshme.
Matthew shtoi dicka që shumica prej personave prezent në këtë akt terrorist e kishin bërë:
‘’U bëra kinse jam i vdekur, përderisa ndjeva dikë teksa më tërhiqte zvarrë nga krahët, e u ndjeva falënderues, dhe thash Të dua Engjëlli im… ‘’
Por mrekullia ishte se gazetari i Le Monde, Daniel Psenny arriti ta ndihmojë Mateun, pasi ai u rrëzu në trotuar jasht Bataclan, atë e ndihmoi duke e tërhequr zvarrë brenda apartamentit të tij duke përfshirë këtu edhe një grua shtatëzënë.