Njëri terrorist i Parisit ka qëndruar në Serbi

Ministria e Brendshme e Serbisë ka konfirmuar se njëri prej sulmuesve në Paris, të cilit iu gjet një pasaportë e Sirisë, ka qëndruar në Serbi.
“Mbajtësi i pasaportës siriane, të gjetur në vendngjarjen e sulmit në Paris, ka hyrë në Serbi më 7 tetor dhe ka kërkuar azil”, thuhet nga ministria e Brendshme serbe.
Dje, e përditshmja serbe “Blic” ka raportuar se në bazë të pasaportës së gjetur tek njëri prej sulmuesve në Paris, që mban emrin Ahmed Almuhamed, mësohet se i njëjti ka qëndruar në Serbi, respektivisht në Preshevë.