Njerëzit me syze janë më të zgjuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Për të gjithë ju që keni mbajtur syze optike dhe jeni tallur për këtë, qesh mirë kush qesh i fundit.

Këtë herë ju do të jeni ata që do të qeshni të fundit.

Sipas një hulumtimi të ri, njerëzit që mbajnë syze optike janë më të prirur për të patur shkollim më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë.

Studiuesit e Universitetit Mjekësor në Mainz të Gjermanisë, kryen studimin e parë të bazuar në shikimin e popullatës dhe zbuluan se 53% e të diplomuarëve nëpër kolegjet gjermane vuanin nga miopia ( pamundësia për të shiquar qartë objektet që janë larg),dhe sipas kësaj ata mundoheshin shumë për të kuptuar çdo gjë , dhe ky ishte rezultati që njerëzit me syze fitonin më shumë njohuri.

Krahasimisht, vetëm 24% e atyre që kishin lënë kolegjin vuanin nga i njejti problem me sytë.

Sipas një tjetër studimi, ata që mbajnë syze, jo vetëm që duken më të zgjuar por janë edhe më profesionistë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njerezit-me-syze-jane-me-te-zgjuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala