Njehsorët “Kohler” nuk do të çmontohen pa vendim gjykate

Autori:Avdyl Pajaziti

25 mijë familje do të vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike bazuar në njehsimin që e bëjnë njehsorët “Kohler”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky tip i njehsorëve është i ndaluar për t’u instaluar nga Agjencia e Metrologjisë pasi dyshohet se nuk bën matjen e saktë të energjisë së shpenzuar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për ndalesën e tyre në tregun e Kosovës pasi këta njehsorë nuk kanë kaluar në tri teste që janë bërë në një institut në Holandë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetim për rastin e njehsorëve. Janë arrestuar tre persona edhe disa të tjerë janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se njehsorët nuk masin saktë.

Me gjithë dyshimet e bazuara, 25 mijë njehsorët “Kohler” do të mbesin të instaluar pasi kompania është ankuar ndaj vendimit të Agjencisë së Metrologjisë për ndalimin e instalimit të tyre në territorin e Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se njehsorët “Kohler” që janë të instaluar tek konsumatorët do të mbesin të instaluar deri në vendimin final nga gjykatat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njehsoret-kohler-nuk-do-te-cmontohen-pa-vendim-gjykate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala