Njëherë Specialja tani Ushtria

Autori:Avdyl Pajaziti

Amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK në FAK nuk do të procedohen në Kuvend të Kosovës deri pas votimit të Gjykatës Speciale.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur Qeveria e Kosovës thotë t’i ketë proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK-së në FAK, ato kanë “ndërruar” destinacionin, duke mos arritur në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së.

Anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së konfirmojnë se nuk kanë marrë asnjë material sa i përket transformimit të FSK në FAK dhe se dyshojnë se “avullimi” i këtyre amendamenteve është bërë për shkak të pazareve politike që mund të bëhen me Listën Serbe.

Transformimi i FSK-së në FAK, si kategori kushtetuese, kërkon 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, apo 81 sosh, por që nevojiten edhe 2/3 e votave të deputetëve serbë (14 deputetë).

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu:

http://zeri.info/aktuale/36616/fak-u-pas-gjykates-speciale/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/njehere-specialja-tani-ushtria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala