Një xhami me dy imamë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një xhami me dy imamë. Kjo po ndodh në Gjilan të Kosovës. Xhemati është ndarë në grupe. Xhamia e re në lagjen “Dardania” e quajtur si “Xhamia Dardania”, po shndërrohet në një vend urrejtje dhe jo objekt shpirtëror i faljes, si dhe i shprehjes së besimit ndaj Zotit. Imami i xhamisë Shaban Murati, thërret për çdo ditë ezanin për besimtarët myslimanë.

Si në çdo namaz tjetër edhe tani në orën 16:30, besimtarët fillojnë faljen e ikindisë në “Xhaminë Dardania”.

Pas mbarimit të namazit, të cilës i prin imami, Shaban Murati, i zgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), fillon për herë të dytë falja e namazit, tash në orën 17:00, kur në xhami hyn grupi i dytë i besimtarëve që nuk po e pranon si imam Muratin.

Për herë të parë ndodh që në një xhami të kryejnë faljen dy xhematë njëri pas tjetrit, për të njëjtin namaz, përveç në rastet kur sipas klerikëve fetarë islamë, xhamia nuk i zë gjithë besimtarët./Zëri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-xhami-me-dy-imame/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala