Një vit me bukë të shtrenjtë e vezë të lira

Autori:Zekirja Shabani

Buka, mishi, pemët dhe perimet e shtrenjta e karakterizuan vitin 2015. Gjatë një viti, qytetarët paguan më shumë edhe për rrymë, gaz e lëndë djegëse. Vetëm vezët, qumështi e djathi ishin më lirë vitin që shkoi. Bashkë me uljen e çmimeve për transportin personal dhe atë të karburanteve ndikuan që viti të mbyllej me deflacion 0.5 për qind.

Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor 2015,raporton Gazeta Fjala

Ndërkaq, krahasuar me muajin nëntor 2015, Indeksi i Harmonizuar i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në vend pësoi rënie për vetëm 0.1 për qind në muajin dhjetor 2015.

Më lirë në këtë periudhë ishin pemët, përdorim i pajisjeve për transportin personal, buka dhe drithërat, qumështi si dhe, djathi dhe vezët./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-vit-me-buke-te-shtrenjte-e-veze-te-lira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala