Një trafikant droge Shqipëri-Kosovë arrestohet në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Hamëz Demushi, kryeinspektor, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në drejtim të Kosovës. Ai është arrestuar me 3.6 kg kokainë, e gjysmë kg heroine. Ka të dhëna se trafikun e drogës ai e kryente me persona të tjerë, të cilët janë në kërkim. Gjatë kontrollit në banesë, Hamëz Demushit i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë.

Gjithashtu janë sekuestruar një presë që shërbente për presimin e lëndës narkotike, dy kompjutera Lap-top, 6 telefona celularë dhe mbi 30 karta SIM të kompanive celulare shqiptare dhe kosovare. Në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar edhe një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shit-blerje apartamentesh dhe automjetesh, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimet.

Hetimet janë zhvilluar nga SHÇBA, në bashkëpunim me Task Forcën në Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke aplikuar metodat special të hetimit. Nga këto hetime rezultoi se punonjësi i policisë Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi si dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-trafikant-droge-shqiperi-kosove-arrestohet-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala