Një shqiptar vret gruan e tij në Gjermani

Një krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Gjermani, në një kamp azilantësh: Bashkëshorti Nerim Çiba ka vrarë gruan e tij Arjana Çiba.
Nerim Çiba, 40 vjeç, u arrestua; ai ishte nga fshati Shlli i Matit dhe kishte dy fëmijë me gruan e tij.
Ai është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Nuk dihen ende arsyet e krimit. Ata jetonin prej mëse një viti në këtë kamp.