Një shqiptar dënohet për terrorizëm në SHBA

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shqiptar 31 vjeç, i arrestuar për shkak të përpjekjeve për të udhëtuar nga Nju Jorku në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi terrorist, është dënuar me 16 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara.

Agron Hasbajrami ka pranuar fajësinë për konspiracion për të mbështetur terroristët.

Ai është arrestuar në shtator të vitit 2011. Prokurorët kanë thënë se ai do të dëbohet pas lirimit.

Hasbajrami është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008 dhe ka qenë banor i ligjshëm në Bruklin të Nju Jorkut, përpara se të arrestohej, raporton Rel.

Prokurorët kanë thënë se Hasbajrami ka shprehur dëshirën e tij për të vdekur si martir, gjatë shkëmbimit të emaileve me një individ të paidentifikuar në Pakistan, i cili ka thënë se është anëtar i një grupi të armatosur që ka vrarë ushtarë amerikanë dhe ka rrëmbyer shtetas perëndimorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-shqiptar-denohet-per-terrorizem-ne-shba/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala