Një selfie nga Marsi (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

NASA publikon një autoportret të sondës “Curiosity” në sipërfaqen e “Planetit të Kuq”.  Pas Tokës, trendi i vetëshkrepjeve ka mbërritur deri në Mars. NASA publikoi një autoportret të sondës “Curiosity” në sipërfaqen e “Planetit të Kuq”.

Por vetëshkrepja e “Curiosity” ka një mision krejt tjetër nga ai njerëzor në Tokë. Agjencia hapësinore amerikane thotë se përdor kameran e vëndosur në krah të sondës për të vëzhguar terrenin ku sonda gërrmon nën sipërfaqen e Marsit për të mbledhur ekzemplarë për qëllime analizash.

Nasa 2

Përmes këtyre vetëshkrepjeve, NASA kontrollon terrenin për të shmangur çdo të papritur që mund të sjellë bllokimin e sondës në sipërfaqen e “Planetit të Kuq”.

Imazhet sigurohen përmes një kamere të pajisur me lente që njihen si “Mahli”, që normalisht përdoren për të vëzhguar mineralet në terrene shkëmbore në një distancë të afërt. Fotoja në fjalë është siguruar pas disa shkrepjesh seri në kënde të ndryshme, që më pas janë bashkuar nga inxhinierët e NASA-s për të nxjerrë këtë produkt përfundimtar.

Në imazh mungon vetëm krahu me të cilin sonda mban aparatin fotografik, megjithëse hija e tij duket në sipërfaqen e Marsit. Këndi i shkrepjeve sugjeron se krahu është në një pozicion të ulët, por në distancë të mjaftueshme për të mos dëmtuar pajisjen nga ndonjë përplasje në terren.

Nasa 3

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-selfie-nga-marsi-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala