Një risi që Facebook e prezanton shumë shpejt

Autori:Avdyl Pajaziti

Të reja dhe risi do të sjellë shumë shpejt rrjeti që nuk ndalet kurrë së punuari për të ofruar funksione gjithmonë e më të dobishme për tu përdorur nga njerëzit që kanë llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook.

Thuhet se Facebook është gati për të prezantuar një risi në lidhje me mundësinë për të përkthyer nëpërmjet një klikimi një postim në shumë gjuhë të botës, në mënyrë që postimet të arrijnë të kuptohen nga një publik më i gjerë.

Mundësia e përkthimit do të jetë e shënuar pranë postimit të cilën doni të përktheni. Risia nuk është ende e disponueshme por pritja nuk do të jetë shumë e gjatë, pasi brenda pak javësh do të lançohet kjo mundësi shumë e mirë për tu njohur me postimet në gjuhë të ndryshme, pa shumë probleme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-risi-qe-facebook-e-prezanton-shume-shpejt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala