Një polic në veri sulmohet me armë zjarri

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij, një zyrtar të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, por për fat të mirë zyrtari i policisë dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërsa personat e maskuar gjatë kryerjes së sulmit, janë kapur nga policia e Kosovës.

Burime të portalit bëjnë të ditur se personat e maskuar janë shtetas të Serbisë nga qyteti i Kralevës, të cilët dyshohet se kanë qenë të paguar nga struktura të krimit të organizuar në veri që të likuidojnë zyrtarin e policisë në veri të Mitrovicës.

Mësohet se zyrtari i Policisë së Kosovës me inicialet Q.I., muaj më parë ka pasur një atentat tjetër, ku si pasojë e tij ishte plagosur rëndë por deri më tani ai rast nuk zbardhuar nga organet e drejtësisë.

Dy personat e maskuar nga Serbia e që dyshohet se kanë kryer sulmin, mësohet se janë duke u mbajtur dhe intervistuar nga policia e Kosovës. Portali ka tentuar të kontaktoj me policinë në veri, por ka qenë e pa mundur për shkak se zyrtarët përgjegjës nuk i kanë hapur telefonat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-polic-ne-veri-sulmohet-me-arme-zjarri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala