Një polic i vrarë në Skënderaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të Skënderajt sot pak pas orës 17:00

Vrasja është lajmëruar në KALLXO.com nga një qytetar i Skënderajt.

Drejtori i Policisë Rajonale për Mitrovicë, Nehat Thaçi, konfirmoi për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

“I vrari ka qenë polic, mirëpo në momentin e vrasjes ka qenë jashtë detyrës dhe se arsyeja është një konflikt ndërmjet dy familjeve”, tha Thaçi.

Ai u shpreh se personat e dyshuar për vrasje nuk janë kapur por ata janë në ndjekje nga ana e Policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-polic-i-vrare-ne-skenderaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala