Një pjesë e Gjakovës 6 ditë pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga sot deri më 23 prill, institucionet që furnizohen nga linja Gjakovë 1- Ponoshevc, pothuajse tërë ditën do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, si pasojë e punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Sipas KOSTT, shkyçjet do të bëhen nga ora 08:00-12:00, si dhe nga ora 14:00-18:00.

Shkyçjet po bëhen me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë dhe janë të domosdoshme për të mundësuar vendosjen e kabllos optike në linjën 220 kV Prizren 2- Fierzë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-pjese-pjese-e-gjakoves-6-dite-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala