Një ndër të bastisurit nga policia është edhe noteri Isak Ademi

Autori:Avdyl Pajaziti

EULEX-i dhe Policia e Kosovës, sot ora 5:00 e mëngjesit kanë filluar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku po kryejnë bastisje në 28 prona private.

Indeksonline merr vesh se në mesin e të bastisurve është edhe noteri Isak Ademi.

“Isak Ademi është njëri prej noterëve që është bastisur përball komunës së Prishtinës”, i ka thënë një burim Indeksonline.
Aksionin e bastisjeve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke mos dhënë detaje tjera./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-nder-te-bastisurit-nga-policia-eshte-edhe-noteri-isak-ademi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala