Një muaj paraburgim për të dyshuarit e Badovcit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore ne Prishtinë ka njoftuar se iu ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarve për terrorizëm të arrestuar me 11.07.2015 te liqeni i Badovcit, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë e Prokurorisë Speciale:

Gjykata Themelore ne Prishtine-me rastin e vendosjes sipas Prokurorise Speciale te Kosoves per caktimin e mases se sigurise ndaj tani te pandehurve Besnik Latifi,Enis Latifi,Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa, pas mbajtjes se seances degjimore ne daten 12.07.2015 ne daten 13.07.2015 vendosi qe te caktoi paraburgimin ne kohezgjatje prej 1 (nje) muaji llogaritur nga data e ndalimit perkatesisht arrestimit.

Masa e paraburgimit ndaj te pandehurve te lartepermendur eshte caktuar per arsye se ekziston dyshimi i bazuar se te njejtit kane kryer veprat penale Pergaditja e veprave terroriste ose veprave penale kunder rendit Kushtetues dhe Sigurise se Republikes se Kosoves nga neni 144 par. 4 lidhur me nenin 135 par.1 nenparagrafi 1.7 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Gjykata i pranon si te bazuara pretendimet e prokurorise se sikur tani te pandehurit te gjendeshin ne liri mund te ndikojne ne rrjedha te procedures penale duke asgjesuar,ndryshuar apo falsifikuar provat e vepres penale apo se mund te ndikojne te deshimtaret te cilet akoma nuk jane ndegjuar,dhe masat tjera te sigurise nuk do te ishin adekuate.

Ankesa kunder vendimit per caktim te paraburgimit eshte e lejuar por nuk e shtyne ekzekutimin,keshtu qe te pandehurit do te mbahen ne paraburgim deri ne nje vendim tjeter.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarit-e-badovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala