Një mollë në ditë ndalon plakjen

Autori:Avdyl Pajaziti

Një mollë në ditë mund të mbajë plakjen larg njerëzve, thuhet në studimin e ri që thekson se mund të ndihmojë muskujt që të mos shpenzohen shpejt.

Një kimikal i gjetur në lëvoren e mollës mund të shndërrojë muskujt e të moshuarve në muskuj të rinj pas dy muaj konsumimi, pohojnë shkencëtarët e Universitetit të Iowas.

Ata kanë thënë se lëvorja e mollës dhe domatet e gjelbra kanë kimikale natyrale të cilat mund të rinojnë muskujt e vjetruar, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit shpresojnë se me zbulimin e ri mund të arrijnë drejtë terapive të reja për të moshuarit dhe për të rinjtë të cilët kanë probleme me muskuj.

Shpenzimi i muskujve në moshën e shtyrë shkaktohet nga një proteinë e quajtur ATF4, e cila ndryshon formacionin e gjeneve, duke shtyrë muskujt që të vdesin nga uria për proteina. Por duket se kemikali i gjetur në lëvoren e mollës mund të zvogëlojë aktivitetin e ATF4.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-molle-ne-dite-ndalon-plakjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala