Një milion euro të Kardiologjisë përfunduan në mbeturina

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se një milion euro të cilat ishin paguar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2010 për Klinikën e Kardiologjisë, kanë përfunduar në mbeturina.

Në vitin 2010, kjo klinikë nga MSH-ja ishte furnizuar me stenta, pacemaker (të njohura në opinion si bateri për zemër), dhe material shpenzues, porse pjesës më të madhe të këtij materiali i ka skaduar afati, shkruan Koha Ditore..

“Koha Ditore” ka pasur qasje në punën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2010. Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta, gjatë këtij viti në këtë klinikë janë vendosur vetëm pesë stenta.

Ndërkaq, dy lote të tenderit “furnizim me material për Kardiologji Invazive dhe pacemaker” kanë qenë për blerjen e disa lloje të stentave, përcjell koha.net. Vetëm vlera e loteve për stenta i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi një milion euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-milion-euro-te-kardiologjise-perfunduan-ne-mbeturina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala