Një lajm i keq për ata që duan iPhone

Autori:Avdyl Pajaziti

Në të ardhmen Apple nuk do të prodhojë më iPhone ekonomikë, me çmim dhe funksione të reduktuara, sepse sipas gjigantit të teknologjisë, përdoruesit e tij janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të patur një telefon me cilësinë më të mirë të mundshme.

Kështu u shpreh Tim Cook në Asamblenë e Përgjithshme të Punonjësve të mbajtur në zyrat qendrore në Cupertino, menjëherë pas raportit financiar për fillimin e vitit 2016, ku u konfirmua gjithashtu se muajin e ardhshëm, Apple do të hedhë në treg një tjetër iPad. Sipas portalit “9to5Mac”, për Tim Cook, iPhone është ende “biznesi i madh i së ardhmes” dhe ka hapësirë për t’u rritur gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme, duke sjellë në vëmendje se, vetëm gjatë periudhës së festave, janë shitur 74.8 milionë të tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-lajm-i-keq-per-ata-qe-duan-iphone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala