Një kryetar komune në Hungari kërcënon emigrantët përmes një filmi aksion (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Deri sa imazhet që shfaqin policinë hungareze duke hedhur gaz lotsjellës dhe topa të ujit në drejtim të migrantëve në kufirin me Serbinë kanë shokuar aktivistët e të drejtave të njeriut, kryetari i njër qyteti të vogël në jug të Hungarisë mbetet i shqetësuar se shteti i tij është duke u treguar teper mikpritës ndaj atyre që po ikin nga lufta e varfëria.

Për këtë qëllim, përmes një video të postuar në Facebook dhe Youtube –  që i përngjanë fimlave askion me buxhet të madh – ai ka kërcënuar emigrantët për rrezikun e arrestimit që ju kanoset nga forcat e sigurisë së këtij vendbanimi

Pas një sekunce të një ndjekje të simuluar të xhiruar nga lart – ku shihet një helikopter, motocikletë, dhe dy burra  me kuaj –  Laszlo Torockai, kryetar i Asotthalom, përdor Google Maps për të treguar se rruga nga Serbia për në Gjermëni është me e gjatë nëse kalohet nga Hungaria se sa nga Kroacia dhe Sllovenia, transmeton Gazeta Fjala.

“Pra, Hungaria eështë zgjedhje e keqe,” thotë ai në fund të kësaj video. “Dhe Asotthalom është më [zgjedhja] më e  keqe”.

Kjo video, që u promovua nga aleatët e Toroczkait brenda partisë ekstreme të krahut të djathtë Jobbik, shumë shpejtë arriti interesimin e qinda mijërave njerëzve me klikimet dhe komentet e tyre.

Para se të zgjedhej si kryetar i Asotthalomit, një vendbanim me rretth 4,000 njerëz që ndodhet afër kufirit me Servinë, Toroczkai ishte i njohur për pikëpamjet e tij ekstreme si lider I një lëvizje që kërkonte nga Hungaria të rimerrte tokat të humbura gjatë Luftës së Parë Botërore e që sot ndodhen jashtë kufirit të Hungarisë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-kryetar-komune-ne-hungari-kercenon-emigrantet-permes-nje-filmi-aksion-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala