Një kosovar humb jetën duke u larë në Durrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Pushimet e planifikuara për t’u kaluar në Shqipëri i kanë kushtuar jetën një gruaje kosovare.

V.S., 38 vjeçe ka humbur jetën duke u larë në detin e Durrësit në rrethana që mbeten të paqarta.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se pasditen e djeshme rreth orës 18.40 në lagjen Nr.13, përballë lokal “Prizreni”, 38 vjeçarja banuese në Kosovë, është futur në det për t’u larë dhe nuk është ndjerë mirë.

Pak çaste më vonë ajo ka gjetur vdekjen, si pasojë e mbytjes në ujë.

Efektivët e policisë vijojnë ende hetimet për këtë rast, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale./noa.al
t

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-kosovar-humb-jeten-duke-u-lare-ne-durres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala