Një i vdekur nga aksidenti në Shajkovc të Podujevës

Autori:Gazeta Fjala

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga një aksident i rëndë trafiku në fshatin Shajkovc të komunës së Podujevës.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Rreth orës 12 e 30 në fshatin Shajkovc ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar, vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët në emergjencë” ka treguar Hoxha, njofton Klan Kosova.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i viktimës, policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-i-vdekur-nga-aksidenti-ne-shajkovc-te-podujeves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala