Një i vdekur në një aksident në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një aksident trafiku në qytetin e Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit, ka humbur jetën një qytetar.

Kjo ka ndodhur pasi një autobus ka goditur nga prapa një traktor, ndërsa bashkëudhëtari i traktoristit nga plagët e marra ka humbur jetën.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

“Sot në orën 06:05 në lagjen Bajram Curr ka ndodhur një aksident trafiku”.

“Në të kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një traktor. Një pasagjer i traktoristit ka humbur jetën nga lëndimet e marra”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e policisë, prokurori i shtetit dhe një ekspert i komunikacionit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-i-vdekur-ne-nje-aksident-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala