Një i vdekur në lagjen “Ulpiana”

Mëngjesi i sotëm ka gjetur të vdekur një person në Lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës.
Një person pa shenja jetë tashmë gjendet i shtrirë në tokë. Nuk dihen motivet e vdekjes së tij.
Indeksonline ka kontaktuar më zyrtarët policor lidhur me këtë rast. Ata kanë konfirmuar vdekjen e personit si ‘vdekje e dyshimtë”.
“Mund të ju konfirmoj se aty ka ndodhur një vdekje. Për momentin ajo cilësohet si vdekje e dyshimt”, ka thënë për Indeksonline Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.
Ekipet e policisë janë në vendngjarje. Indeksonlie shumë shpejtë do iu sjellë informata të reja./Indeksonline/