Një i plagosur nga përleshja e emigrantëve në Beograd

Beogradi është stërmbushur me emigrantë ditëve të fundit.
Sipas mediave serbe, një person është plaguar rëndë me thikë në stomak, pas një përleshje mes emigrantësh në stacionin e autobusëve në Beograd.
I plagosuri, shtetas i Afganistanit, është transportuar për në spital.
Siç shkruan N1, fillimisht u përleshën vetëm dy burra, për t’u bashkuar më pas e tërë turma e njerëzve.