Një femër dhe dy meshkuj bllokohen nga bora në bjeshkët e Irzniqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një femër dhe dy meshkuj nga Peja dhe Istogu kanë mbetur të bllokuar nga bora në bjeshkët e Irzniqit.

Me të pranuar informatën policia ka arritur të kontaktojë (me telefon) me të njëjtit të cilët kanë njoftuar se kishin dalë për shëtitje në këmbë në bjeshkën e Irzniqit dhe për shkak të borës së madhe që ishte atje kanë mbetur të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin.

Menjëherë policia ka filluar që të organizojë kërkim shpëtimin e viktimave, ku janë njoftuar të gjitha njësitë relevante, patrullat e Stacionit policor Pejë, Njësitë patrulluese policore të vijës së gjelbër (Kufitare), si dhe Njësiti për shpëtim malor “ Peja ”.

Po ashtu për të lokalizuar vendin e thirrjes telefonike policia ka kërkuar ndihmë edhe nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( ILECU ), raporton KP.

Viktimat A.K.(1991) nga Peja, A.H.(1994) nga Peja dhe M.M.(1995) nga komuna e Istogut, janë gjetur afër vendit të quajtur “Qafa e Pejës” nga njësiti i hetimeve regjionale dhe njësiti për shpëtim malor “Peja” të cilët i kanë shoqëruar viktimat deri në spital rajonal për t’iu bërë një kontrollim mjekësor.

Në ketë kërkim shpëtim kanë asistuar edhe KFOR-i, gjegjësisht një njësit i karabinierëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-femer-dhe-dy-meshkuj-bllokohen-nga-bora-ne-bjeshket-e-irzniqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala